Në Klubin e Tekstilit marrin pjesë nxënës me kreativitet të lartë artistik. Baza e këti klubi (atelieje) është kreativiteti dhe mbështetja e ideve të reja të këtyre nxënësve. Misioni i tij është që të ndërtojë te nxënësit një formacion artistik, i cili më pas do t’u sigurojë atyre aftësitë për të ecur në rrugën e artit dhe të komunikimit vizual. Respektimi dhe njohja e individualitetit dhe prirjeve krijuese të nxënësve janë parësore në këtë klub, pasi kështu ai përgatitet për të qenë i aftë të analizojë të gjithë parametrat në fusha të ndryshme specializimi në të ardhmen.
Nëpërmjet mësimdhënies, konceptuar si një proces komunikim-krijimi midis mësuesit dhe nxënësit, jepet mundësia për të njohur historinë e zhvillimit të veshjeve, historinë e krijimit dhe aplikimit të dizainit si dhe ndërthurjen me materiale të ndryshme (ricikluese). Tekstili 3-dimencional i konceptuar si pjesë e arkitekturës bashkëkohore dhe ai i veshjes (fashion design) janë pjesë aktive e këtij programi, ku pretendojmë të jemi pjesë e alternativave të fushës dhe prurjeve më të reja të kohës.
Eksperienca që marrin nxënësit në këtë klub finalizohet me një sfilatë modeste të ideuar dhe shfaqur nga vetë ata.
Albiona Hoxha
Mësuese