Përfaqësuesja e radhës nga nxënësit e shkollës sonë, në emisionin Tangram në Ora News, ishte nxënësja e klasës së 8-të, Sara Xholi.

Sara prezantoi projektin e saj të titulluar  “Shqipëria më e mirë, kur njerëzit mësojnë të japin më shumë.”

Sara shpjegoi rëndësinë që kanë nismat e Klubit Shpresa të shkollës sonë në ndihmë të njerëzve në nevojë.

Këtë fundviti Klubi Shpresa ndihmoi me ushqime të mbledhura nga nxënësit e shkollës sonë, Shoqatën Kombëtare të personave me aftësi të kufizuara “Shpresa për jetën”. Ishin nxënësit e Klubit Shpresa, një prej të cilëve është dhe Sara, ata që sollën gëzim në këto familje duke ngritur vetë kutitë me ndihma. Vetëm duke prekur dhimbjen dhe varfërine e tyre nga afër do të mund të kuptojmë se sa e rëndësishme është të çosh një rreze dritë në shtëpitë e tyre.

Qëllimi i Sarës dhe Klubit Shpresa është se të gjithë mund të bëjmë diҫka sado të vogël për të sjellë sadopak buzëqeshje, në ata njerëz, të cilët fati dhe jeta nuk i ka trajtuar njëlloj si të tjerët. Vetëm në këtë mënyrë Shqipëria mund të bëhet më e mirë dhe Ne mund të jemi më të lumtur!

Përgatiti: Breana Shehetila

Udhëhoqi: Imelda Prençe

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *