Më 10 tetor në shkollën tonë ka nisur faza e parë e projektit “Letër vetes sime 35 vjeçare”. Ky projekt përfshin të gjithë nxënësit e klasave 2-9 dhe synon të pasqyrojë këshilla dhe sugjerime që nxënësit ia lënë porosi vetes së tyre, në mënyrë që kur të jenë në një moshë madhore të mos harrojnë nevojat, kërkesat dhe mënyrën e të menduarit që kanë fëmijët.
Ky projekt është planifikuar të organizohet në tri faza:
Faza e parë – nxënësit shkruajnë në klasë sipas temës së dhënë dhe dorëzojnë punimet te mësuesit e tyre, të cilët do të bëjnë korrigjimet e nevojshme.
Faza e dytë lidhet me rishkrimin e letrës nga nxënësit pa gabime drejtshkrimore e gramatikore.
Faza e tretë – letrat kalojnë në formatin digjital dhe në fund të punimit shkruhet emri dhe klasa e nxënësve. Punimet e nxënësve do të botohen në një libër.
Përgatiti mësuesja: Irma Derjaj