Në datën 23 shtator në shkollën tonë u përmbyllën aktivitetet për mbrojtjen e shtresës së Ozonit. Këto aktivitete zunë fill në datën 16 Shtator, që është dhe Dita e Ozonit.

Qëllimi i aktiviteteve është sensibilizimi i nxënësve, studentëve dhe qytetarëve në lidhje me ndikimin e njeriut mbi shtresën e Ozonit.

Veprimtaria e këtij viti ishte më e gjerë se e vitit të kaluar, sepse përveç ekspozitës me punime të nxënësve (vizatime e pikturë), me tematikë  Ozonin, u zhvillua dhe një konkurs sensibilizues dhe ndërgjegjësues për mbrojtjen e Ozonit, me nxënësit e klasave të teta. Pyetjet ishin në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.

Përfaqësuesit e Njësisë Kombëtare të Ozonit u shprehën se mbetën mjaft të entuziazmuar nga njohuritë e nxënësve tanë.

Aktiviteti merr vlera kombëtare, për faktin se është pjesë e projekteve që organizohen në të gjithë botën në Ditën e Ozonit.

Nxënësve pjesëmarrës në këtë aktivitet iu shpërndanë certifikata me logon përkatëse nga përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit, të cilët ishin pjesë e aktivitetit.

U vlerësuan me certifikata në konkursin e njohurive nxënësit:

  1. Fatjon Hodo
  2. Sara Kondi
  3. Erik Kaçani
  4. Gea Ivanaj

Në konkursin e pikturës dhe të vizatimit u vlerësuan me çmime të para këta nxënës:

Përfaqësuesja e Njësisë Kombëtare të Ozonit  në përshëndetjen e saj gjatë shpërndarjes së certifikatave u shpreh se “Nxënësit janë ata, që do të hedhin themelet e një bote më të shëndetshme.”

Ilir Palushi, konsulent kombëtar i refrigeranteve, tha se përgjigjet e nxënësve në konkurs ishin vërtet tepër mbresëlënëse dhe për t’u admiruar. Pikturat gjithashtu ishin vërtet impresionuese, sidomos fantazia e nxënësve.

Në fund të aktivitetit u këndua Kënga e Ozonit.

 

Enisa Dalipi

Klasa 8-E

 

 

2-1 2 03 3-1 3 20 img_2868 img_2869 img_3082

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *