Nxënësit e klasës së 8-të zhvilluan një orë mësimore ndryshe nga herët e tjera. Ata folën rreth temës “Përhapja e tingullit në mjedise të ndryshme”. Me anë të eksperimenteve të zhvilluara u transmetuan llojet e ndryshme të tingujve, mënyrat se si objektet vibrojnë, përhapja e valëve, si dhe rruga që tingulli ndjek për t’u përcjellë në veshët tanë. Çdo veprim u shoqërua me anë të praktikës. Nxënësit dolën nga ora e kësaj lënde me njohuri të reja e të pakomplikuara.
Punoi: Suada Xholi
Drejtoi: Elda Rrustemi