Të shtunën, më datë 29 tetor, vajzat e paralelit të klasave të 7- ta, u nisën për një fundjavë në Llogara. Gjatë rrugës nuk munguan shakatë, të qeshurat dhe lojërat e ndryshme. Pas një pushimi të vogël për vaktin e drekës në qytetin bregdetar të Vlorës, udhëtimi vazhdoi për në Llogara. Mbërritja në destinacion ishte emocionuese dhe e shoqëruar me thirrjet e gëzimit të vajzave. Pasi nxënëset u akomoduan në kabinat përkatëse, aktiviteti që pasoi ishte ecja në këmbë nëpër Parkun e Llogarasë dhe arritja në Qafën e Cezarit, duke e shoqëruar ecjen me shkëmbime njohurish dhe gara të ndryshme. Pasditja vazhdoi duke u relaksuar në pishinën e hotelit dhe në ambientet sportive që ofron ky park. Ditën e nesërme, vajzat shijuan mëngjesin dhe me plot energji u bënë gati për kthimin në Tiranë. Qëllimi i këtij udhëtimi ishte që nxënëset të argëtoheshin, të shijonin natyrën dhe bukuritë që ofron ajo në këtë stinë si dhe të kalonin një fundjavë të këndshme me shoqërinë.

 

Përgatiti nxënësja: Engjëllushe Basha 7D

Udhëhoqi mësuesja: Irma Derjaj

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *