Në spitalin pediatrik gjenden dhoma të përbashkëta pushimi ku fëmijët që po trajtohen nga sëmundje të rënda mund të kalojnë kohën duke lexuar libra.

Anëtarët e Klubit Shpresa e klasave të shtata, të vendosur për të ndihmuar në pasurimin e këtyre mini bibliotekave, duke shfrytëzuar Muajin e Artit dhe Letërsisë,  me moton ” Një libër për mikun tim”,  mblodhën libra, i paketuan së bashku me disa dhurata dhe vizituan spitalin pediatrik.

Rreth 40 fëmijë që janë duke u trajtuar tashmë mund të lexojnë disa nga titujt e zgjedhur nga bashkëmoshatarët e tyre të shkollës “Turgut Özal”.

Takimi u realizua me asistenten sociale të këtij pavioni e cila shpesh merr ndihmën e organizatave të ndryshme për të sjellë argëtim dhe çlodhje për pacientët e vegjël.

Anëtarët e Klubit Shpresa shpresojnë që ndihma të kësaj natyre të jenë sa më të shpeshta.

 

[mls_gallery id=”2801″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *