Nxënësit e klasës 5E, të shoqëruar nga mësuesja kujdestare Erina Kote dhe nëndrejtori Huseyin Tunca, bënë një vizitë te Gjykata e Apelit dhe Prokuroria e kësaj gjykate. Fillimisht, ata vizituan Gjykatën e Apelit, ku panë një nga sallat e gjyqit, sallën e mbledhjeve të gjyqtarëve e prokurorëve si dhe zyrën e Kryetarit të Gjykatës së Apelit, Tiranë. Më pas, nxënësit vizituan Prokurorinë e Apelit, ku u njohën me disa ambiente të këtij institucioni të rëndësishëm të sistemit tonë gjyqësor dhe u pritën me ngrohtësi nga Kryeprokurori i saj, Z. Dritan Peka. Në fund, nxënësit bënë foto në zyrën e tij dhe i drejtuan disa pyetje në lidhje me rolin e këtyre dy institucioneve që panë gjatë kësaj vizite.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *