Ditën e martë me datë 27 janar 2015 , një grup nxënësish të klasës së I-C, të shoqëruar nga mësuesja kujdestare dhe drejtues të shkollës “Turgut Ozal”, ishim të ftuar për një vizitë në Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.
Ishte një vizitë e planifikuar dhe të gjithë ne ishim përgatitur për të lënë një përshtypje sa më dinjitoze në syrin e një ministri. Nxënësit kishin menduar secili nga një pyetje , që të mësonin sadopak nga një individ me një karrierë të arrirë edhe pse në një moshë të re.
Takimi i parë u bë me minstrin, z. Erjon Veliaj, i cili na priti shumë ngrohtë dhe me përzemërsi. Secili nga nxënësit zuri vend në tavolinën e madhe të zyrës së tij . U krijua një atmosferë miqësore dhe nxënësit ndanë me zotin Erion Veliaj “vizionet” e të ardhmes së tyre , duke treguar se cfarë dëshironin të bëheshin në të ardhmen.
Nxënësit tanë mësuan që është më mirë të kesh disa pikësynime për të ardhmen që nëse ndonjë gjë nuk shkon sic duhet , të kenë një plan rezervë, këshillë kjo e dhënë nga ministri.
Pasi diskutuan për shumë minuta , ministri u ndau nxënësve nga një dhuratë si edhe bëri një foto mbreslënëse me të gjithë nxënësit dhe personelin shoqërues.
Kur u larguam nga zyra e ministrit nxënësit “u kujtuan” se nuk i kishin bërë zotit Veliaj të gjitha pyetjet e planifikuara, por kjo mund të jetë një shtysë për një takim të dytë.
Në vazhdim u takuam me drejtues të tjerë të kësaj ministrie ku u diskutua për të drejtat e fëmijëve. Nxënësit shprehën lirshëm njohuritë e tyre për këtë cështje duke i evidentuar ato në forma dhe mënyra të ndryshme.
Kjo ishte një ditë ndryshe nga të tjerat dhe një emocion i bukur dhe i paharruar për të gjithë fëmijët.
[mls_gallery id=”1413″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]