Në ambientet e Universitetit Epoka u zhvillua sot, për të pestin vit radhazi, Olimpiada Shkencore Epoka, në të cilën morën pjesë mbi 350 nxënës të klasave 6 -11 nga të gjitha kolegjet turke në Shqipëri. Lëndët në të cilat ata konkurruan janë: Matematikë, Fizikë, Kimi, Biologji, Informatikë e Anglisht dhe pyetjet e tezave të hartuara për këtë olimpiadë ishin të një niveli të lartë vështirësie. Fituesit e secilës kategori u kurorëzuan brenda ditës së sotme në një ceremoni festive në ambientet e kolegjit “Turgut Özal”, Tiranë. Për më të mirët u shpërndanë dhurata simbolike dhe medalje, nga të cilat 29 ishin bronzi, 29 argjendi dhe 33 ari. Falenderojmë të gjithë nxënësit pjesëmarrës dhe mësuesit që kanë punuar me ta gjatë këtij viti shkollor.