Ilir Meta, kreu i partisë LSI dhe President i zgjedhur i Republikës së Shqipërisë, ka vizituar kolegjin “Turgut Özal”.

Meta ishte prezent në festën e klasës së vajzës së tij, Era, e cila po përfundon klasën e gjashtë.

I ulur në rreshtat e sallës së shfaqjeve, së bashku me bashkëshorten e tij, Z. Meta ndoqi me ëndje programin e përgatitur.

Gjatë këtij viti shkollor, ashtu si dhe më parë, Z. Meta shpesh ka patur rreth tij nxënës të shkollës “Turgut Özal”, të cilët kanë kryer vizita në institucionet shqiptare. Z. Meta i ka përgëzuar nxënësit gjatë këtyre vizitave për përgatitjen e tyre si dhe i ka nxitur të vijojnë me punën e mirë. Ai ka qenë i pranishëm për të mbështetur punën e këtyre nxënësve edhe në organizime të kryera në ambientet e kolegjit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *