Të kujdesesh për higjienën e vetes do të thotë të kujdesesh drejtpërdrejt për shëndetin tënd. Kjo është arsyeja kryesore që me vogëlushët e parashkollorit zhvillohen një sërë veprimtarish, të cilat kanë të bëjnë pikërisht me higjienën personale dhe shëndetin. Për të shmangur monotoninë, si dhe për të mësuar sa më shumë në lidhje me pastërtinë vetjake, çdo dy javë ndryshon tema dhe aktivitetet që zhvillohen në lidhje me të. Kështu, deri tani janë zhvilluar veprimtari në lidhje me larjen e duarve, larjen e dhëmbëve, mbajtjen pastër të trupit, rregullimin e dhomës apo çantës, etj. Në lidhje me këto aktivitete, disa nga grupet e parashkollorit kanë zhvilluar edhe vizita te dentisti për të kontrolluar dhëmbët e tyre.

Përgatiti: Erjona Saqe

 

 

image-0-02-05-a38d5845a37bdcff5893cefaa523d0162b0dc3281cb99de605a647dcf43973b7-v img_4771 img_5729 img_6006 img_6038

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *