Nxënësit e klasës 5A u ftuan nga sipërmarrësi Genc Muça, që të bëheshin pjesë e projektit  bashkiak për mbjelljen e 1 mijë pemëve në muaj.

Me dëshirën për të qenë sa më afër natyrës, ata ndihmuan punëtorët e gjelbërimit në hedhjen dhe rregullimin e dheut tek pemët e sapovendosura në gropat përkatëse, në një nga rrugët e lagjes së Laprakës.

Pronari i kompanisë së mobilerisë “Muça” është bërë pjesë e kësaj nisme për të mbështetur iniciativën e Bashkisë së Tiranës për shndërrimin e disa prej zonave  të qytetit në ambiente çlodhëse e argëtuese për të gjitha moshat dhe për shtimin e hapësirave të gjelbërta.

Ky aktivitet u shërbeu fëmijëve që të ndërgjegjësohen për rëndësinë që ka kujdesi i secilit prej nesh në ruajtjen e mjedisit dhe mbjelljen e pemëve, të cilat ndikojnë pozitivisht në zhdukjen e gazrave të dëmshme të atmosferës.

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *