Çdo vit në shkollën tonë organizohet Olimpiada Cogito. Më datë 17 nëntor u zhvillua testi përzgjedhës i saj, ku morën pjesë nxënësit më të mirë nga klasa e 6-të e deri në të 9-të, në lëndë të ndryshme, si : matematikë, fizikë, biologji, kimi dhe informatikë. Nga ky testim do të përzgjidhen 6 nxënës, të cilët gjatë vitit do të punojnë me mësuesit përkatës të lëndës, që të bëjnë të mundur arritjen e rezultateve të larta në provimin përfundimtar. Në testin e Cogito-s nxënësit do të testohen për dijet që do të marrin gjatë vitit dhe  do të vlerësohen me medalje e certifikata.

Punoi: Alenis Ivanaj

Drejtoi: Elda Rrustemi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *