Përfaqësues të klasave të katërta dhe të pesta bënë një vizitë në Kryeministri, ku me rastin e 8 Marsit uruan Ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Znj. Ermonela Felaj, si një nënë, grua dhe femër në karrierë. Ministrja u kënaq shumë nga vizita e fëmijëve dhe ishte përgatitur për t’i pritur ata sa më mirë duke krijuar një atmosferë të këndshme me tullumbace e ëmbëlsira. Pas prezantimit dhe urimeve, nxënësit, të shoqëruar nga Ministrja, shkuan në katin e parë të kryeministrisë për të vizituar qendrën për Hapje dhe Dialog (COD). Aty panë një bibliotekë mjaft interesante në të cilën janë arshivuar të gjitha vendimet e Këshillit të Ministrave që nga viti 1945 e në vazhdim. Më pas, fëmijët patën rastin të shihnin nga afër çdo ambient të kësaj godine.
Nxënësit u larguan nga kjo vizitë mjaft të kënaqur dhe me mbresat më të mira.
Përgatiti: Erjona Saqe