Aktiviteteti i radhës, i cili ndihmoi për të njohur më mirë funksionimin e shoqërisë sonë, ishte dhe vizita që zhvilluan nxënësit e klasës së 8G në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Nxënësit vizituan të gjitha ambientet e Ministrisë dhe kuptuan për çfarë shërbente secili prej tyre. Gjithashtu nxënësit u takuan me Zëvendësministren znj. Bardhylka Kospiri, e cila i njohu me një sërë nismash dhe reformat e ndërmarra nga kjo ministri, ligjet e propozuara dhe me shpenzimet e ndryshme të kryera në ndihmë të komunitetit. Kjo vizitë i ndihmoi nxënësit për të kuptuar më mirë tema të ndryshme mbi mirëqenien sociale.
Përgatiti: Imelda Prençe