Në kuadër të Javës Globale të Parasë, senatorët e klasave të shtata dhe nxënësit e klasës 3B bënë një vizitë në Muzeun e Bankës së Shqipërisë për të marrë informacion rreth numizmatikës, historisë, artefakteve dhe edukimit financiar. Në katin numizmatik të këtij muzeu, nxënësit u njohën me këmbimin paramonetar, koleksionin numizmatik (i cili prezanton koleksionet të Bankës së Shqipërisë nga lashtësia deri në shekullin XX), prerjet monetare në Iliri, Dhomën e Thesarit etj. Ndërsa në katin edukativ, nxënësit patën rastin të njihen me disa ambiente si: dhoma e studentit, dhoma e fëmijëve, dhoma e Evropës, etj. Punonjësit e Dhomës së Fëmijëve u dhuruan nxënësve të klasës së tretë nga një libër të përshtatshëm për moshën e tyre. Gjatë vizitës, nxënësit dëgjuan me vëmendje ciceronin dhe shprehën kënaqësinë që arritën të shihnin ambientet e brendshme të kësaj godine, të cilën deri më sot e kishin parë vetëm nga jashtë.