Një grup nxënësish të klasës së 4F, të shoqëruar nga nëndrejtori i paralelit Huseyin Tunca, bënë një vizitë te Albcontrol – agjenci kjo e cila menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror. Aty u pritën nga Drejtoresha e Përgjithshme e Albcontrol-it, znj. Belinda Balluku, e cila i shoqëroi fëmijët pranë pistës së fluturimit si dhe u foli atyre për trafikun ajror në vendin tonë. Nxënësit patën rastin të ndiqnin nga afër momentet kur në pistë po ulej avioni i linjës British Airways dhe minutat kur po priste të ngrihej në fluturim avioni i linjës Lufthansa. Ata ndoqën me vëmendje lëvizjet e punonjësve dhe menaxhimin e suksesshëm të Albcontrol-it në situata të tilla.
Nxënësit premtuan se do të rikthehen në Albcontrol sapo të përfundojë rikonstruksioni i Kullës së Kontrollit.