Misioni dhe Vizioni

Kreu / Misioni dhe Vizioni

MISIONI DHE VIZIONI

Misioni dhe Vizioni

IMG_7365
+ 0
Vite Ekperiencë

Vizioni
Shkolla “Turgut Ozal” synon të jetë një institucion edukimi frymëzues dhe gjithëpërfshirës, që fuqizon çdo nxënës të zhvillojë potencialin e tij të plotë akademik, etik, krijues dhe qytetar, duke u përgatitur për një botë dinamike dhe globale.

Misioni
Të krijojmë një hapësirë mësimore që nxit kureshtjen, krijimtarinë dhe mendmin kritik; ku përmes standardeve të larta ndërkombëtare, teknologjisë moderne dhe bashkëpunimit me familjen e komunitetin, nxënësit rriten si individë të përgjegjshëm, të ndërgjegjshëm dhe të aftë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për veten dhe shoqërinë.

Parimet e Institucionit
Vendosmëri. Planifikim. Përgjegjësi. Inovacion. Bashkëpunim.
Në zemër të çdo veprimi tonë qëndron besimi se edukimi cilësor ndërtohet mbi parime të forta dhe të
qëndrueshme. Ne i përmbahemi këtyre shtyllave kryesore:
● Vendosmëri për të ndjekur vizionin tonë me pasion dhe përkushtim, duke synuar standardet më të larta në çdo fushë.
● Planifikim të detajuar dhe të qëndrueshëm që garanton sukses afatgjatë, duke analizuar dhe përmirësuar vazhdimisht çdo proces.
● Përgjegjësi individuale dhe institucionale, si nga ana e stafit ashtu edhe e nxënësve, duke I dhënë secilit rol të qartë dhe mbështetje të strukturuar.
● Inovacion në mësimdhënie, përmes përdorimit të teknologjisë moderne si iPad dhe platformave digjitale, duke ndjekur praktikat më të suksesshme globale.
● Bashkëpunim me familjen, komunitetin dhe vetë nxënësit, përmes strukturave si qeveria e nxënësve, këshillat e mësuesve kujdestarë dhe roli aktiv i psikologut shkollor.
Ne besojmë se vetëm përmes një kulture institucioni që respekton zërin e nxënësit dhe fuqizon mësuesin, mund të ndërtojmë një të ardhme arsimore ku çdo individ mëson, kontribuon dhe udhëheq.

KONTAKT

Kontakto Tani!

Stafi jonë është i gatshëm për tju ardhur në ndihmë për çdo pyetje që mund të keni. Ju mund të na kontaktoni dhe vizitoni në adresat e mëposhtme.

 

Kolegji “Turgut Ozal” Tiranë

Kontakt

Rruga Bernardin Palja, Ndertesa 15, Hyrja 1 Njesia Bashkiake Nr.6, Tirana, Albania

+355 69 669 4408
secretary@turgutozal.edu.al
@ Copyright 2023 by Turgut Ozal Education Sh.a