Balonat shumëngjyrëshe, tërheqje me litar, gara me vrapime e lojëra me stafeta, të cilat shoqërohesin me gëzimin dhe të qeshurat e fëmijëve.
Këto ditë të ngrohta, të bukura e plot diell të fundit të vjeshtës, nuk mund të kalohen më këndshëm, sesa jashtë në natyrë. Dhe ishin pikërisht nxënësit e klasave të para, të cilët zhvilluan ekskursionin me temë “Vjeshta” në Pezë. Qëllimi i tij ishte që fëmijët të shihnin dhe të shijonin kalimin nga një stinë në një tjetër, vrojtimi i ndryshimeve që sjell stina e vjeshtës në natyrë, por edhe argëtimi mes bukurisë dhe ajrit të pastër. Sapo mbërritën në Pezë fëmijët filluan të luanin lojëra të ndryshme dhe të shijonin natyrën e bukur rreth tyre. Fëmijët dukeshin shumë të habitur, teksa vështronin me kureshtje se si gjethet dikur të gjelbra, ishin kthyer të verdha. Në fytyrat e tyre shihej gëzimi e lumturia tek luanin e bisedonin me njëri-tjetrin.
Shëtitja përfundoi duke bërë foto të shumta, në të cilat dallohej qartë lumturia në fytyrëzat e vogëlushëve.
Punoi: Ester Mema
Drejtoi: Imelda Prençe