Të nxitur dhe të motivuar nga dëshira dhe qëllimi ynë, për t’u dhënë nxënësve tanë një arsimim sa më cilësor dhe sa më të sigurt, në kolegjin “Turgut Ozal” kanë filluar tashmë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021, sepse siç thotë populli: “Fillimi i mbarë, gjysma e punës.”
Kanë filluar trajnimet e stafit të mësuesve për një qasje me metodologjitë më të mira të arsimit, takimet e mësuesve në katedra sipas ekipeve lëndore, shkëmbimet e ideve dhe përvojave mësimore, të cilat mundësojnë gjithmonë dhe vetëm sukses, përgatitja e ambienteve të shkollës, në mënyrë që nxënësit të jenë sa më të sigurt në këtë vit shkollor.
Duke zbatuar protokollet e Ministrisë së Shëndetësisë, me masat mbrojtëse dhe distancimin fizik, po bëhet e mundur që puna të vijojë sa më normalisht në shkollë.
Por nuk kanë munguar dhe trajnimet e takimet online, si një pjesë e rëndësishme e edukimit sot.
Urojmë që të kemi një vit shkollor sa më të suksesshëm për të gjithë!