Java e Matematikës për klasat e 3-ta u zhvillua në një atmosferë tejet emocionuese. Gjithçka filloi me punimet e nxënësve, të cilat ishin të përgatitura shumë bukur dhe krahas punëve individuale të nxënësve, u bënë edhe projekte në grup, të cilat u vendosën në stendat e klasës dhe në korridorin e paralelit. Më pas vazhduan konkurse të ndryshme. Një nga konkurset që mori vëmendjen e të gjithëve ishte Sudoku. U zgjodhën nga 3 përfaqësues për çdo klasë, të cilët më pas garonin me njëri-tjetrin, kush e kush të dilte i pari. Risia e këtij viti ishte një konkurs me problema, i cili finalizoi këto aktivitete. Nxënësit e morën shumë seriozisht këtë garë dhe punuan fort për të fituar.
Punoi: Sidrit Rrustemi
Drejtoi: Imelda Prençe
Drejtoi: Imelda Prençe