Libri është pa dyshim thesari më i çmuar për të pasuruar botën e brendshme të fëmijëve, veçanërisht për të kultivuar vlera të dijes dhe qytetarisë. Është libri, ai që nxit imagjinatën e fëmijës dhe e bën mendjen e tij të jetë më kreative.Në të gjitha klasat e shkollës sonë, i kushtohet një orë e veçantë çdo ditë, leximit të librave. Ishin pikërisht nxënësit e klasave të para vizitorët e parë të bibliotekës së shkollës, për këtë vit shkollor. Gjatë këtij muaji, i cili është dhe muaji kushtuar librit dhe arteve, nxënësit e klasave të para kanë kaluar momente mjaft të këndshme në bibliotekën e shkollës. Ata u njohën me ambientin dhe rregullat e bibliotekës, duke shijuar njëkohësisht dhe momente leximi të librave për fëmijë. Edhe pse të vegjël, fëmijët arrijnë të identifikojnë shkronjat dhe më pas duke bashkuar rrokjet, kuptojnë fjalët dhe fjalitë me qëllim pasurimin e fjalorit të tyre