Në spitalin pediatrik gjenden dhoma të përbashkëta pushimi ku fëmijët që po trajtohen nga sëmundje të rënda mund të kalojnë kohën duke lexuar libra.
Anëtarët e Klubit Shpresa e klasave të shtata, të vendosur për të ndihmuar në pasurimin e këtyre mini bibliotekave, duke shfrytëzuar Muajin e Artit dhe Letërsisë, me moton ” Një libër për mikun tim”, mblodhën libra, i paketuan së bashku me disa dhurata dhe vizituan spitalin pediatrik.
Rreth 40 fëmijë që janë duke u trajtuar tashmë mund të lexojnë disa nga titujt e zgjedhur nga bashkëmoshatarët e tyre të shkollës “Turgut Özal”.
Takimi u realizua me asistenten sociale të këtij pavioni e cila shpesh merr ndihmën e organizatave të ndryshme për të sjellë argëtim dhe çlodhje për pacientët e vegjël.
Anëtarët e Klubit Shpresa shpresojnë që ndihma të kësaj natyre të jenë sa më të shpeshta.
[mls_gallery id=”2801″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]