Përfundoi faza e tretë dhe e fundit e Olimpiadës Kombëtare të Matematikës në të cilën konkuruan nxënës nga të gjitha rrethet e Shqipërisë. Suksesi i nxënësve të kolegjeve turke është i dukshëm dhe në një numër të konsiderueshëm duke fituar 9 çmime: 3 vende të para, 2 vende të dyta dhe 4 vende të treta. Fituesit e vendit të parë për shkollat e mesme në të gjithë Shqipërinë janë nxënësit: Gledis Kallço e Aleksandros Ruci nga “Turgut Ozal” Durrës dhe Fjona Parllaku nga “Turgut Ozal” Tiranë. Nga kolegji “Turgut Ozal” Durrës kemi gjithashtu edhe fituesit: Jovan Shandro – vendi i dytë për shkollat e mesme dhe Majla Sulejmani – vendi i dytë për shkollat 9-vjeçare. Fitues të vendit të tretë janë nxënësit: Kevin Isufi, Gledis Zeneli nga kolegji “Hasan Riza Pasha” Shkodër dhe Kejdi Domi, Stefan Haxhillazi nga kolegji “Turgut Ozal”, Durrës.

Sukesese të mëtejshme nxënësve tanë!

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *