Pas katër ditësh, përfundoi testimi i njohurive të anglishtes për nxënësit e klasave të gjashta dhe të teta në të gjitha kolegjet turke në Shqipëri.
Në tre ditët e para nxënësit u testuan në aftësinë e të folurit, ndërsa ditën e katërt në lexim, shkrim dhe dëgjim.
Provimet KET dhe PET janë markë ndërkombëtare e universitetit të Kembrixhit. Këto provime janë kthyer në traditë në kolegjet turke.
Përgjigjet së bashku me certifikatat pritet të vijnë për rreth tre javë.
Suksese të gjithë nxënësve!