Ethet e konkurseve të Javës së Anglishtes kanë përfshirë të gjitha paralelet e shkollës që nga klasa e parë deri te klasa e nëntë. Kjo javë, më e shumëpritura prej nxënësve, ofron jo vetëm konkurse, por edhe argëtime e lojëra, të cilat kanë për qëllim të nxjerrin në pah përvetësimin nga ana e nxënësve të gjuhës angleze, gjuhës së përbashkët të shumë kombeve që lidh me njëra-tjetrën kultura të ndryshme.  Fushat që janë zgjedhur për të garuar janë: poezia, kënga, fjalori, drama (për klasat 6-9), debati (vetëm për klasat e nënta) dhe këndi i kulturës (Culture Corner) në të cilin nxënësit shfaqin njohuritë e tyre rreth shtetit (vendit) që kanë zgjedhur për të prezantuar. Deri tani kanë përfunduar konkurset e Culture Corner, poezi dhe fjalor. Pritet me shumë interesim konkursi i këngës, i cili do të zhvillohet ditën e enjte. Të premten, që do të jetë edhe dita e fundit e Javës së Anglishtes, do të jepet një shfaqje përmbyllëse me numrat më të spikatur nga të gjitha klasat.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *