Leximi i librit jashtëshkollor është një traditë e bukur në shkollën tonë prej shumë vitesh. Për më tepër gjatë muajit tetor, Muajit të Artit dhe të Letërsisë dhe në vijim të nismës “Unë lexoj”, nxënësit e klasave të ndryshme, orarin e leximit po e zhvillojnë në ambientet e këndshme të bibliotekës së shkollës. Kjo është një mënyrë që nxënësit të shtojnë takimin me librin dhe dashurinë për leximin në bibliotekë.
Përgatiti: Imelda Prençe