Fillimi i muajit dhjetor në shkollën tonë përkon me fillimin e GDS-ve (testet me alternativa në të gjitha lëndët) për periudhën e parë të vitit shkollor. Me anën e këtyre testeve, drejtoria e shkollës dhe mësuesit matin njohuritë e marra nga nxënësit për periudhën shtator-nëntor. Këtë vit, në ciklin fillor testohen online të gjitha lëndët, ndërsa në ciklin e lartë të shkollës 9-vjeçare testohen online një pjesë e tyre, si: histori, gjeografi, gjuhë shqipe dhe anglisht. Në këtë mënyrë nxënësit njihen me rezultatin në kohë reale dhe, njëkohësisht, mësuesit marrin një statistikë të shpejtë dhe të plotë për të gjitha përgjigjet e dhëna. Vlen për t’u theksuar se të gjithë nxënësit kanë hyrë nga adresat e tyre personale te programi online i shkollës për të zhvilluar teste përgatitore apo webquize, si përsëritje përpara testit final. GDS-të ende vazhdojnë dhe kudo në shkollë ndihet atmosfera e provimeve. U urojmë suksese të gjithë nxënësve tanë!
Përgatiti: Erjona Saqe