Sa më e hershme të jetë lidhja me librin, aq më e fortë dhe e qëndrueshme do të jetë ajo gjatë jetës. Për këtë arsye, fëmijët e parashkollorit i zhvillojnë një pjesë të temave mësimore në bibliotekën e shkollës. Ambientet e saj të ngrohta dhe të shumëllojshme u ofrojnë mundësinë vogëlushëve të qëndrojnë sa më gjatë dhe sa më këndshëm nën shoqërinë e librave. Të tërhequr nga figurat dhe ngjyrat, ata shpesh rrëmbejnë një libër dhe ulen e “lexojnë” vetë duke krijuar histori të reja bazuar në pamjet e dhëna. Nga sytë kureshtarë dallohet që mezi presin çastin kur vërtet do lexojnë historitë e mrekullueshme që janë shkruar në faqet e çdo libri. Biblioteka është një rrugë e mbarë për këtë miqësi të bukur mes tyre dhe librave!

 

Përgatiti: Erjona Saqe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *