Çdo mëngjes, vogëlushët e parashkollorit sipas grupeve përkatëse dalin në oborrin e shkollës apo te fushat e sportit. Ata, së bashku me edukatoren e grupit, zhvillojnë ushtrime dhe aktivitete fizike për rreth 20-30 minuta në ambientet sportive që ofron kompleksi ynë arsimor. Edhe pse moti në mëngjes është ftohur dhe maja e hundës apo faqet e tyre skuqen paksa, ata vazhdojnë të dalin me dëshirë dhe t’i shfrytëzojnë me gëzim e gjallëri këto minuta në natyrë. Pas fizkulturës së mëngjesit, fytyrat e tyre janë më të qeshura dhe ata ndihen më të gjallë për veprimtaritë që i presin gjatë ditës.
Përgatiti: Erjona Saqe