Gjatë muajit shkurt u zhvillua kampionati i hendbollit për klasat e pesta dhe në të morën pjesë të gjitha vajzat e paralelit. Pas ndeshjeve çerekfinale të të gjitha klasave, arritën të kalojnë në gjysmëfinale klasat 5A, 5B, 5G, 5F.
Ditë pas dite emocionet e skuadrave shtoheshin dhe ndeshjet zhvilloheshin me po të njëjtin ritëm. Duartrokitjet nga tifozët e klasave përfaqësuese ishin një mbështetje e fortë për lojtaret e reja. Në përfundim të ndeshjeve eliminatore dy skuadrat që arritën në finale ishin 5A dhe 5G. Fituese doli klasa 5G me rezultatin 10-2. Mësuesja e Edukimit Fizik, që arbitronte këto ndeshje, pas shpalljes së skuadrës fituese deklaroi: “U dalluan shumë lojtare në fushë, por ato që ranë më shumë në sy ishin portierja Kristel Serra, mbrojtësja Ajla Rroji dhe sulmuesja Hilda Marinaj, kjo e fundit me lojën e shpejtë dhe goditjet e sakta në portë i dhuroi fitoren skuadrës së saj.”
Përgatiti: Erjona Saqe