Të mësosh nga njerëzit e punës dhe duke parë praktikisht punën. Të vlerësosh punën e ndershme dhe profesionistët e vërtetë. Kjo është nga mënyrat më të mira dhe më të sakta të të mësuarit dhe një nga qëllimet kryesore që shkolla “Turgut Özal” ka për nxënësit e saj.
Vizitat në biznese të ndryshme kanë pikërisht këtë qëllim. Duke shkuar pranë njerëzve të punës, ata njihen më mirë me vlerat që ka puna dhe rëndësinë e saj, mësojnë të respektojnë profesionistët e vërtetë dhe gjithçka të mirë dhe të vlerë që vjen nga puna.
Përgatiti: Imelda Prençe