Iniciativat e nxënësve të shkollës sonë, idetë e tyre inovative për të pasur një Shqipëri më të mirë, vazhdojnë të prezantohen në emisionin e njohur për fëmijë, “Tangram”. Në këtë sezon morën pjesë me projektet e tyre gjashtë nxënës të  shkollës sonë.

  1. Marin Shpata, nxënës i klasës 8F, mori pjesë me projektin e tij “Shqipëria më e mirë duke zhvilluar shkencën e robotëve”. Në këtë projekt ai prezantoi punën e mirë që bëhet në Klubin e Robotikës të shkollës sonë dhe idetë e tij e të shokëve të klubit për të ardhmen e kësaj shkence.
  2. Ema Çaushaj, nxënëse e klasës 5G, u prezantua me projektin e saj “Shqipëria më e mirë kur ne dhurojmë lodra”. Për realizimin e këtij projekti ajo bashkë me shokët e shoqet e klasës së saj bënë një fushatë për mbledhje lodrash, të cilat ia dhuruan vogëlushëve të kopshtit “Sauk i Vjetër”.
  3. Kristel Serra, nxënëse e klasës 5G, u prezantua me projektin e saj “Shqipëria më e mirë kur ne gatuajmë dhe ushqehemi shëndetshëm”. Për këtë projekt ajo bashkëpunoi me shokët dhe shoqet e Klubit të Gatimit të shkollës sonë dhe tregoi aty përgatitjen e disa gatimeve të shëndetshme për fëmijët.
  4. Amir Gjana, nxënës i klasës 5F, prezantoi projektin “Shqipëria më e mirë kur ne të duam dhe të respektojmë vajzat”. Videoja e realizuar me të dhe bashkëmoshatarët e tij dha mesazhin që djemtë duhet të mësohen që në vegjëli të respektojnë vajzat, motrat, shoqet e tyre.
  5. Colin Orlando Balla, nxënës i klasës 5F, mori pjesë me projektin “Shqipëria më e mirë kur ne të ndihmojmë ata që kanë më shumë nevojë”. Për këtë projekt ai bashkëpunoi me nxënësit e Klubit Shpresa të shkollës sonë dhe së bashku mblodhën 100 pako me ndihma ushqimore për shoqatën e Jetimëve.
  6. Valensi Shehaj, nxënës i klasës 3C, prezantoi në këtë emision projektin e tij “Shqipëria më e mirë kur ne të kursejmë”. Për këtë projekt ai solli në kujtesë të teleshikuesve se të gjithë, në jetën tonë të përditshme duhet të kursejmë, të mos shpërdorojmë, të riciklojmë dhe të ripërdorim sa më shumë të kemi mundësi.

Përgatiti: Erjona Saqe

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *