Të njohim vendlindjen është një nga lëndët më argëtuese për nxënësit e klasave të pesta. Në njërën nga orët e saj u zhvillua një ekskursion, gjatë të cilit nxënësit u njohën me disa objekte social-kulturore, historike dhe mjedise të gjelbra të qytetit të Tiranës. Fillimisht nxënësit vizituan Kullën e Sahatit dhe xhaminë e Et’hem Beut pranë sheshit “Skënderbej”. Më pas, ecën në këmbë drejt Sarajeve të Toptanasve dhe Kalasë së Tiranës, ku fëmijët u njohën me shtëpitë karakteristike tiranase dhe me kalanë si një dëshmi të lashtësisë së qytetit tonë. Pas kalimit përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ekskursioni u mbyll me ndalesën e fundit në mjediset e gjelbra pranë Liqenit Artificial.

 

[mls_gallery id=”878″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *