Në Kolegjin “Turgut Özal” njohurive në lëndën e matematikës u kushtohet një rëndësi mjaft e veçantë. Shkolla jonë është vazhdimisht pjesëmarrëse në konkurse dhe olimpiada të niveleve kombëtare dhe ndërkombëtare. E tillë është Olimpiada Ndërkombëtare e Matematikës “NOETIC”, e zhvilluar në muajin nëntor për të dytin vit radhazi në shkollën tonë. Nëpërmjet kësaj olimpiade, njohuritë e nxënësve në fushën e matematikës maten në nivel ndërkombëtar. Në këtë testim morën pjesë 93 nxënës nga klasat e 4-ta, të 5-ta, të 6-ta dhe të 7-ta, nga të cilët 27 u vlerësuan me Certifikatë Nderi dhe 4 prej tyre dolën fitues skuadre.
U urojmë suksese të gjithë nxënësve tanë në konkurse të tjera të këtij lloji!
Përgatiti: Esmeralda Dibra