Homeri në himnet e tij shkruan: “Toka, nënë e gjithçkaje” dhe e bekonte me fjalët:

Do t’i këndoj të mirëkrijuarës Tokë, Nënës së të gjithave, më të vjetrës së gjithë qënieve.”

Data 22 prill, Dita e Tokës, kjo është një ditë e veçantë që synon angazhimin e të gjithë njerëzve anë e mbanë botës për t’i shprehur mirënjohjen shtëpisë sonë të përbashkët, Tokës.

Në këtë ditë secili prej nesh ndërgjegjësohet, se sa e rëndësishme është që ne të kujdesemi për Të, ta ruajmë e ta mbajmë pastër gjithmonë.

Për këtë aktivitet nxënësit tanë u angazhuan për të bërë disa punime me dorë, vizatime, poezi të krijuara prej tyre, të cilat përcjellin mesazhe të qarta rreth kësaj dite, duke shprehur kështu dhe ndjenjat e tyre kushtuar Tokës.

Dita e Tokës është dita jonë, një ditë kur ne mendojmë për të gjitha mënyrat, sesi ne, mund të kontribuojmë në ruajtjen e mjedisit; në parandalimin e shkatërrimit të Tokës, si dhe për të na kujtuar ndotjen e planetit.

Të gjithë ne, tani, më shumë se kurrë ndonjëherë, po e ndiejmë se sa e rëndësishme është të kujdesemi dhe ta mbrojmë Tokën, pasi ajo është e vetmja që kemi.