Urime nga zemra për Festën e Nënës

Pranvera vjen me festa ndër duar, si përkëdhelje mes aromash të ëmbla. Lulet, rrezet e diellit, tingujt, meloditë e poezitë më të bukura i kushtohen figurave më të shtrenjta e më të rëndësishme në jetën e secilit prej nesh. Nëna është mësuesi i parë dhe më i rëndësishmi për një fëmijë. Dashuri e pafund dhe […]

Mes buqetave të luleve …

Festat e 7 dhe 8 Marsit jehuan mes një atmosfere festive dhe në shkollën tonë. Buzëqeshjet, emocionet, urimet dhe buqetat me lule i dhanë ngjyrat e vërteta këtyre festave. 7 dhe 8 Marsi qëndrojnë pranë e të lidhura ngushtësisht me njëra- tjetrën, sikundër janë aq pranë në jetë Nëna dhe Mësuesi, në shërbim të një […]

Klasa e 3E në Drejtorinë e Policisë Tiranë

Tema mësimore “Shërbimet cilësore në komunitetin tonë”, në lëndën e edukatës shoqërore, u realizua në një mënyrë më praktike për nxënësit e klasës së 3E. Me qëllimin për të parë nga afër punën e punonjësve të policisë në garantimin e një mjedisi të sigurtë për komunitetin, u organizua kjo vizitë në godinën e Policisë së […]

Shëtitja e vajzave të klasave të nënta në Kolashin

Ekskursionet dimërore u përmbyllën me shëtitjen e vajzave të klasave të nënta, së bashku me disa mësues të stafit mësimor, në Mal të Zi. Ky udhëtim kishte për qëllim shëtitjen nëpër vende të ndryshme turistike, argëtimin dhe çlodhjen e nxënëseve. Pas drekës së shijuar në qytetin e Shkodrës, ku vajzat ndaluan për të bërë disa […]

Finalja e Kampionatit të Basketbollit për klasat e 9-ta

Aktivitetet sportive janë nga më të dashurat për nxënësit e shkollës sonë. Në to gërshetohen dukshëm aftësia që kanë nxënësit tanë në sporte të ndryshme, bukuria dhe entuziazmi i lojës dhe dëshira për fitore. Kampionati i zhvilluar përgjatë muajit shkurt ishte Kampionati i Basketbollit për të gjitha klasat dhe paralelet, si për vajzat dhe për […]

Klubi Shpresa ndihmon Aleksin e vogël

Historia prekëse e një djaloshi tetëvjeçar, tronditi ndjeshëm zemrat tona në momentin që ai e ndau këtë histori me përfaqësuesit e Klubit Shpresa. Aleksi i vogël ka pësuar një aksident dhe tani ai nuk është në gjendje të lëvizë. Është kthyer në një invalid që në këtë moshë, ende një fëmijë i papjekur. Aleksi i […]

Klasa e 4F vizitë në dy institucione shtetërore

Nxënësit e klasës së 4F ishin pjesë e një vizite pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ata u pritën nga Ministri  Z. Niko Peleshi dhe grupi i  tij i punës. Ministri u foli nxënësve rreth projekteve të tij për hapjen e disa fermave që do të sigurojnë ushqime organike për fëmijët, si dhe për […]