Ndeshjet finale të Kampionatit të Basketbollit për nxënësit e klasave të 8-ta

Fëmijët e sotëm, mund të jenë sportistët e së ardhmes. Nga ky këndvështrim, edukimi i fëmijëve me anë të basketbollit në shkollë është një mjet i rëndësishëm me ndikim edukativ, sportiv dhe shëndetësor. Ndërmarrja e një iniciative të tillë, me përfshirjen e fëmijëve të paralelit nga klasat e 6-ta deri te klasat e 9-ta, vijoi […]
Finalja e Kampionatit të Basketbollit për djemtë ndërmjet klasave të 6-ta

Ndeshja finale e Kampionatit të Basketbollit për djemtë e klasave të 6-ta, u zhvillua midis klasës së 6C dhe të 6G. Kupën e Kampionatit e fituan djemtë e klasës së 6C. Emocione të shumta përshkuan lojën mes nxënësve të të dy klasave. Të mbështetur dhe nga shokët dhe shoqet e tyre, përgjegjësia për një fitore […]
Nxënësit e klasës së 8C në Prizren

Ekskursioni i radhës për nxënësit e klasës së 8C ishte ai në Prizren. Ky qytet, i cili shtrihet në jug të Kosovës, është i dyti për nga madhësia dhe popullsia pas Prishtinës. Vizita në qendrën e tij, për vlerat historike dhe kulturore që mban, la përshtypje të thella te nxënësit e shkollës sonë. Një nga […]
Klasat e treta organizojnë shëtitje në Maqedoni

Nxënësit e klasave të treta zhvilluan një shëtitje në Maqedoni. Ndalesa e parë për fëmijët ishte qyteti i Strugës, ku nxënësit shëtitën përgjatë rrjedhës së Drinit. Pas këtij pushimi të këndshëm dhe çlodhës, udhëtimi vijoi drejt Tetovës. Me akomodimin në hotel, në orët e mbrëmjes fëmijët u zbavitën në pishinën dimërore, në të cilën argëtimi […]
Kampionati i Shahut

Në shkollën tonë, java e matematikës përkon me fillimin e lojërave të inteligjencës, ku midis të tjerave zuri vend edhe kampionati i shahut. Shahu, përveçse është një lojë që kërkon një nivel të lartë inteligjence, është gjithashtu edhe art, shkencë dhe një sport interesant. Në këtë kampionat morën pjesë nxënësit më të talentuar dhe të […]
Finalja e Kampionatit të Basketbollit për djemtë tek klasat e 7-ta

Gjatë javës së parë dhe të dytë të muajit shkurt u zhvillua kampionati i basketbollit për klasat e 7-ta, si për djemtë dhe për vajzat. Klasat që u kualifikuan në finale për djemtë ishin klasat e 7D dhe e 7G. Çdo skuadër kishte lojtarë mjaft të aftë. Loja u zhvillua në dy sete dhe në […]
Finalja e Kampionatit të Basketbollit për vajzat ndërmjet klasave të 6-ta

Pas një muaji plot emocione mes ndeshjesh basketbolli ndërmjet vajzave të klasave të gjashta, erdhi dhe ndeshja finale e kampionatit. Finalja u zhvillua midis klasës së 6G dhe të 6D, ku kjo e fundit fitoi me rezultatin 26-12. Ndeshja u zhvillua në pushimin e drekës dhe u ndoq gjithashtu nga tifoza të zjarrtë, të cilët […]
Në fabrikën e përpunimit të qumështit “Ermandi”

Fëmijët e klasës së 3C bashkë me mësuesen e tyre kujdestare vizituan fabrikën e përpunimit të qumështit “Ermandi”, një nga fabrikat më të hershme shqiptare të prodhimit të bulmetit. Në shkollë, nxënësit janë njohur me mënyrat e ndryshme të përpunimit të ushqimit, piramidën ushqimore, si dhe njohuri të tjera të lidhura me ushqyerjen në lëndën […]