Klasat e 6-ta mbjellin lule

Nxënësit e klasave të 6-ta, u organizuan në një tjetër aktivitet gjatë këtij muaji, “Mbjelljen e luleve”. Duke qenë se bimët janë nga elementët më të rëndësishëm të ekosistemit dhe të lidhura ngushtë me jetën e njeriut, mbjellja e tyre është jetike. Të gjithë nxënësit ishin kujdesur të sillnin bimë dhe lule të shumëllojshme për […]

Finalja e Konkursit të Këngës

Një nga aktivitetet më të bukura të Muajit të Artit dhe Letërsisë, është dhe Konkursi i Këngës. Fillimisht nxënësit konkurruan brenda paraleleve, për të vijuar më pas përzgjedhjet sipas kategorive përkatëse. Edhe pse të vegjël, ata shfaqën një shpirt sfidues dhe një paraqitje shumë të mirë, si në fazën gjysmëfinale ashtu dhe në fazën finale. […]

Vizitë në fermën e Blerina Bombaj Troci

Nxënësit e klasës së 2C vizituan fermën e dietologes së njohur Blerina Bombaj Troci. E realizuar në mes ajrit të pastër dhe tokës prodhimtare të fshatit Domje, kjo fermë ofron larmishmëri të të mbjellave tipike shqiptare. Fëmijët u futën nëpër serra, për të parë ndoshta për herë të parë një hapësirë kaq të bollshme plot […]

Njoftim

Të nderuar prindër/ Të dashur nxënës, Ju njoftojmë se gjatë javëve në vazhdim, drejtoria e shkollës do të zhvillojë testime të përgjithshme me nxënësit e klasave 3-9, për njohuritë e fituara gjatë tremujorit të parë të këtij viti shkollor. Pjesa më e madhe e testimeve janë planifikuar të zhvillohen online, në mënyrë që përgjigjet të […]

“Në orën e mësimit të punës me dru”  

Mjaftojnë disa copa dërrasash, pak ngjitës, një kabinet, një mësuese që frymëzon dhe fantazia e fëmijëve merr krahë e fluturon përtej mureve të shkollës. Pamja që të ofrohet gjatë kësaj ore mësimi është krejt e ndryshme nga ajo që shohim zakonisht. Fytyrat e qeshura të nxënësve, bisedat plot entuziazëm, era e ngjitësit dhe zhurmat e […]

NJOFTIM

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë njofton pezullimin e procesit mësimor, në datën 01 dhjetor 2017, në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniveristar. Dita e humbur e procesit mësimor do të zëvendësohet një ditë tjetër.   https://www.facebook.com/arsimisportidherinise/posts/1589599004434985

Njoftim!

E hëna pushim. Në zbatim të VKM datë 23.11.2017, dita e hënë datë 27.11.2017 është caktuar ditë pushimi. Mësimet e kësaj dite do të zëvendësohen në një ditë tjetër për të cilën do t’ju njoftojmë. Më poshtë gjendet linku me Vendimin e Këshillit të Ministrave. https://kryeministria.al/al/newsroom/vkm/vendime-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-ministrave-date-23-nentor-2017&page=1

Muaji i Artit dhe Letërsisë

Me trokitjen e Tetorit, Muajit të Artit dhe Letërsisë, në shkollën tonë fillon një maratonë aktivitetesh e konkursesh. Konkurset e Fjalës Artistike, Krijimit, Këngës, Artit Skenik dhe Artit figurativ, janë nga veprimtaritë më të dashura për nxënësit. Motoja “Gjuha mban gjallë shpirtin e një kombi”, do të shoqërojë aktivitetet kryesore që do të zhvillohen përgjatë […]