Njoftim për vitin e ri shkollor

Njoftojmë të gjithë prindërit, nxënësit dhe komunitetin shkollor se vogëlushët e kopshtit dhe parashkollorit e fillojnë mësimin ditën e hënë, datë 4 shtator 2017. Nxënësit e klasave të para e nisin mësimin ditën e mërkurë, datë 6 shtator 2017.  Të gjithë nxënësit e tjerë e fillojnë shkollën ditën e hënë, datë 11 shtator 2017.   Ju […]

Dëftesë lirimi

Njoftohen nxënësit e klasave të nënta se duke nisur prej datës 31.07.2017 mund të paraqiten në shkollë për të tërhequr dëftesat e lirimit nga ora 10:00-13:00.

Bronz në ndërkombëtaren e matematikës

Nxënësja jonë, Heidi Durrësi, është shpërblyer me medalje bronzi në Bullgari. Konkurente në Olimpiadën e Matematikës për Ballkanin në kategorinë junior, Heidi arriti të merrte medaljen e vendit të tretë. Kjo ishte olimpiada e 21-të në të cilën Heidi përfaqësoi Shqipërinë, shkollën ku është përgatitur dhe mbi të gjitha ka marë shpërblimin për punën e […]

Fitojnë medalje argjendi…

Fitojnë medalje argjendi dy nxënësit e klasës së tetë, Metjon Agastra dhe Patrick Kola, në Olimpiadën Genius në USA. Metjoni dhe Patricku kishin programuar një robot ambientalist i cili duhej të mblidhte kuba me ngjyra që simbolizonin materiale të ndryshme që duhen hequr nga ambienti për ta pastruar atë.

Roboti i kolegjit konkuron në USA

Dy nxënës të klasës së tetë, Metjon Agastra dhe Patrick Kola, gjenden duke prezantuar robotin e tyre ambientalist në Olimpiadën Genius në Oswego, New York. Projekti i tyre quhet Cannon Shooter dhe hyn në kategorinë e ambientalizmit. Metjoni dhe Patricku po konkurojnë së bashku me 1253 nxënës të tjerë nga 111 shtete të ndryshme të […]

Të nderuar prindër dhe nxënës të klasave të 9-ta !

Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë, për vitin shkollor 2016- 2017, do të zhvillohen:  a) Gjuhë e Huaj (Anglisht), 12 Qershor 2017; b) Gjuhë Shqipe, 22 Qershor 2017; c) Matematikë, 27 Qershor 2017; Nxënësit duhet që: Nxënësit duhet të paraqiten pranë shkollës 9- vjecare “Ahmet Gashi “ në orën 8:30. Të kenë me vete një mjet […]

Robotika, Lënda më e re në kolegj

Viti akademik 2017-2018 vjen me një risi fantastike në fushën e teknologjisë së informacionit në shkollën “Turgut Özal”. Nxënësit tanë, duke nisur prej klasës së parë, do të mësojnë rreth robotikës. Kjo do të jetë një lëndë e re me zgjedhje dhe mësimi i saj do të zhvillohet në një klasë më vete të pajisur […]

President i zgjedhur, Z. Meta, viziton kolegjin

Ilir Meta, kreu i partisë LSI dhe President i zgjedhur i Republikës së Shqipërisë, ka vizituar kolegjin “Turgut Özal”. Meta ishte prezent në festën e klasës së vajzës së tij, Era, e cila po përfundon klasën e gjashtë. I ulur në rreshtat e sallës së shfaqjeve, së bashku me bashkëshorten e tij, Z. Meta ndoqi […]