Dita e parë e shkollës për nxënësit e klasave të para është një ditë e veçantë e mbushur me emocione të ndryshme. Emocionet janë të ndryshme për secilin nxënës, por përbërësi kryesor i kësaj dite është gëzimi. Kjo ditë është një kujtim i paharrueshëm që do t’u kujtohet gjatë gjithë jetës.
Emocioneve të ditës së parë ia zë vendin, programi i orientimit për nxënësit e klasave të para në shkollën “Turgut Ozal”, i cili synon që nxënësit të ndihen komod dhe të sigurt në mjedisin e tyre të ri shkollor.
Përveç njohjes me mësuesit dhe me njëri-tjetrin, ditët e orientimit përfshijnë aktivitete të ndryshme, të cilat zhvillohen në ambientet e shkollës, siç janë salla e muzikës, e kërcimit, laboratori i kompjuterit, këndet sportive, biblioteka e shkollës etj. Kjo i ndihmon nxënësit të ndjehen më të afërt me njëri-tjetrin dhe të ndërtojnë marrëdhënie pozitive në fillim të vitit shkollor, e cila është një fazë shumë e rëndësishme për fillimin e tyre në këtë aventurë të re.