Në kolegjin “Turgut Özal “, dita e parë e shkollës, për nxënësit e klasave të para, ka sjellë urime dhe emocione të shumta për 168 fëmijë, të cilët janë ulur sot për herë të parë në bankat e shkollës.

Me qëllim njohjen e ambienteve ku do të studiojnë, prezantimin me stafin mësimdhënës si për fëmijët, ashtu dhe për prindërit, për të realizuar një fillim sa më të mbarë dhe të suksesshëm shkollor, mësimi për nxënësit e klasës së parë filloi që në datën 11 shtator.

Këto tre ditë përfshijnë një program njohjeje dhe orientimi me tekstet mësimore dhe me të gjitha ambientet shkollore për nxënësit tanë, të tilla si: këndet sportive, mensa, kabinetet e ndryshme mësimore, sallat e kinemave, këndi i lojërave, biblioteka e shkollës etj.

Klasat dhe mjediset e ndryshme të shkollës janë zbukuruar për t’i pritur nxënësit mes ngjyrave, buzëqeshjeve dhe urimeve.

Sot dhe gjatë dy ditëve në vijim, fëmijët, nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe të stafit pedagogjik do të kenë mundësi të zbaviten mbi bazën e një programi të realizuar posaçërisht për ta.

U urojmë suksese dhe një vit sa më të mbarë shkollor mësuesve dhe nxënësve të klasave të para!

Çdo fillim është  i vështirë, por jo nëse atë e karakterizon dëshira për t’ia dalë mbanë dhe përpjekjet e përditshme drejt suksesit.

Përgatiti: Imelda Prençe