“ Shqipëri o vendi im, mbushur drit’e krenari, të kam nënë e më ke bir’ zemra ime Shqipëri!”
Përcjellja e dashurisë për Atdheun dhe e vlerave kombëtare brezave, le të jetë frymëzimi ynë!
Atmosfera e Festave të Nëntorit jehoi në ambientet e Kolegjit “Turgut Ozal” përmes emocioneve që sjellin aktivitetet me rastin e këtyre festave. Ambientet e shkollës janë zbukuruar për festë me ngjyrat e Flamurit Kuqezi, i cili qëndron krenar në ballë të tyre.
Për këtë vend vargjet më të bukura janë shkruar, tingujt më të bukur janë kënduar me fuqinë e shpirtit për këtë vend, sepse ky vend i vogël, mbart një histori të madhe.
Projektet e ndryshme dhe vizatimet e arrira, sajë talentit dhe përkushtimit të nxënësve tanë, shprehin dashurinë e madhe që ka ky popull për lirinë dhe vendin e tij.
Shqipëria jonë e dashur feston Ditën e Pavarësisë dhe të Ҫlirimit.
Gëzuar Festat Shqipëria ime!
Gëzuar Atdhe!
Përgatiti: Imelda Prençe