Gjatë këtij muaji në shkollën tonë, me rastin e javës së anglishtes, nxënësit e klasave të para paraqitën prezantime mjaft të arrira të projekteve të përgatitura prej tyre.

Edhe pse të vegjël, fëmijët u përfshinë më mjaft dëshirë dhe përgjegjshmëri për realizimin me sukses të prezantimeve në gjuhën angleze.

Të përgatitur nga mësueset e tyre të anglishtes, nxënësit shprehën karakteristikat e stinëve të ndryshme si me tekste, ashtu dhe me këngë. Prezantimet u shoqëruan me veshje dhe sende apo mjete të shumëllojshme, përmes të cilave u paraqitën veçoritë për çdo stinë. Të ndarë në 4 grupe, fëmijët prezantuan duke performuar si artistë të vegjël dhe shumë të talentuar, përballë të ftuarve të ndryshëm.

Të gjitha klasat u vlerësuan për mënyrën dhe origjinalitetin që kishin treguar në këto projekte të realizuara kaq bukur!