Sjellja e bukur, të bën edhe më të bukur.

Shkolla jonë i ndihmon nxënësit që të mësojnë më shumë për sjelljen e duhur dhe të qenit qytetar dhe pjesë e komunitetit, duke zhvilluar shpesh veprimtari të ndryshme edukative dhe shoqërore. 

Për klasat e 3-ta këtë muaj u zhvillua një orë diskutimi për rregullat. Nxënësit u ndanë në grupe dhe secili prej grupeve duhej të bënte një listë të rregullave që duhet të ndjekë secili prej nesh në një ambient të caktuar, si në shkollë, në shtëpi, në lagje etj. 

Më pas klasa bëri një semafor disipline për rregullat e shkollës dhe mësoi se cilat ishin më të rëndësishmet. Rregullat e palejuara përfaqësoheshin nga ngjyra e kuqe ndërsa rregullat  që janë të tolerueshme ishin të përfaqësuara nga ngjyra jeshile. 

Kjo orë mësimore ishte sa edukative për nxënësit, po aq dhe argëtuese. 

Punoi: Hera Hadëri 

Drejtoi: Imelda Prençe