Gjatë javës së anglishtes, nxënësit e klasave të dyta, të ndarë në disa grupe brenda çdo klase, realizuan prezantime mjaft të bukura të librave të ndryshëm jashtëshkollorë në gjuhën angleze.
Fëmijët përgatitën projekte të shumta, të punuara nga vetë ata në klasë. Përmes tyre, nxënësit sollën tipare dhe veçori dalluese sipas librit përkatës që kishte secili grup. Gjatë prezantimeve të projekteve u përshkruan tekste të ndryshme letrare, me të cilët nxënësit janë pajisur në fillim të këtij viti shkollor, duke u ndalur tek: autori i librit, përmbledhja, mesazhi dhe përshkrimet e personazheve.
Të gjitha projektet e prezantuara ishin punuar dhe përgatitur me mjaft seriozitet dhe përkushtim nga ana e nxënësve, duke u ndihmuar gjithashtu dhe nga mësuesja e tyre e anglishtes.
Nxënësit prezantuan dhe diskutuan rreth librit të zgjedhur për këtë javë mjaft të veçantë dhe të dashur për ta, përballë mësueseve të ndryshme të ftuara prej tyre.
Të gjithë nxënësit u vlerësuan për punën, përkushtimin dhe aftësitë e tyre shprehëse në këtë gjuhë të huaj.