Mirë se vini të dashur fëmijë mes zbukurimeve, lodrave dhe urimeve të pafundme!

Ambientet e shkollës “Turgut Ozal” u gjallëruan në datën 1 shtator nga zërat e ëmbël të vogëlushëve të
kopshtit të grupeve të para, të dyta dhe të parashkollorit.

Zërat e tyre si cicërima zogjsh dhe vetë fëmijët si flutura të bukura, rikthyen gjallërinë dhe gëzimin në
ambientet e shkollës, të cilat kishin kohë që përgatiteshin për të mirëpritur fëmijët.

Buzëqeshja, gëzimi, hareja dhe lodrimi si pjesë e pandarë e edukimit dhe e jetës së tyre, do t’i
shoqërojnë gjatë këtij viti shkollor.

U urojmë shumë shëndet e suksese vogëlushëve!

Përgatiti: Imelda Prençe