Kolegji “Turgut Ozal” është një shkollë meritash, arritjesh e vlerash!

Emri “Turgut Ozal”, është një emër, i cili mbart krenari dhe emocion tek të gjithë nxënësit, të cilët kanë qenë dhe janë në bankat e kësaj shkolle dhe te e gjithë ajo armatë mësuesish e drejtuesish, që me punën dhe përkushtimin e tyre, i kanë dhënë arsimit shqiptar në 25 vite, jo vetëm cilësi në edukim, por dhe breza që na përfaqësojnë me dinjitet kudo ku janë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, në çdo fushë të jetës.

Ndarja e përvojës dhe traditës sonë dhe vijueshmëria e mësimit në shkollë, në këto kohë të vështira, na bënë pjesë të emisionit të Rudinës në tv KLAN.

Arritjet e larta që nxënësit e shkollës sonë kanë pasur, si në Olimpiadat Kombëtare ashtu edhe ato Ndërkombëtare, përpjeket e vazhdueshme që shkolla jonë ka për t’iu përshtatur kërkesave të kohës, integrimin e teknologjisë në mësimdhënie, trajnimet e vazhdueshme të stafit pedagogjik, nga trajnues shqiptarë e të huaj, duke u njohur me metodat më të fundit e zhvillimet në fushën e arsimit, digjitalizimin e mësimdhënies, zhvillimin e shumë konkurseve e aktiviteteve të ndryshme social-kulturore, kanë mundësuar që nxënësit tanë të studiojnë në universitetet më të mira botërore.

Gjallëria e jetës shkollore në kolegjin “Turgut Ozal” merr një rëndësi të veçantë, nxënësit janë të angazhuar vazhdimisht në aktivitete të ideuara dhe nga vetë ata.

Përmes Klubeve të ndryshme, ata zhvillojnë edhe fushata sensibilizuese, duke u përpjekur të ndërgjegjësojnë bashkëmoshatarët, por jo vetëm ata, për të krijuar një shoqëri sa më të përparuar, të përgjegjshme dhe me vlera.

Të gjithë nxënësit që kanë studiuar e do vazhdojnë të studiojnë në bankat e kësaj shkolle, do e përfaqësojnë gjithmonë denjësisht atdheun e tyre, e do jenë krenarë jo vetëm për dijet, kulturën dhe edukatën e tyre, por dhe për faktin se kudo ku studiojnë, do e thonë me krenari se kanë studiuar në kolegjin “Turgut Ozal”.