“E rëndësishme është të jeni të ndershëm me veten, sepse nëse jeni të ndershëm me veten, jeni në rregull me gjithçka .”

– Enkel Demi

Kjo ishte një nga këshillat që shkrimtari dhe gazetari i njohur Enkel Demi iu dha nxënësve të klasave të 8-ta dhe të 9-ta, në takimin e zhvilluar me disa prej tyre, në kuadër të aktiviteteve të Muajit të Artit dhe Letërsisë, në ambientet e shkollës sonë. Në këtë bashkëbisedim të ngrohtë e plot thjeshtësi e sinqeritet, nuk munguan pyetjet e përgjigjet mbi letërsinë, veprat e shkruara prej tij, gazetarinë dhe jo vetëm.

Falenderojmë Z. Enkel Demi për kohën, përvojat jetësore dhe gjithçka tjetër, të bukur, të sinqertë e plot vlera që ndau me ne!